PEKIN – Kina: Shqetësuese prania e destrojerëve amerikanë në Ngushticën e Tajvanit

PEKIN, 23 tetor /ATSH-AFP/ – Kina deklaroi sot se i ka përcjellë palës amerikane shqetësimin e saj të thellë pas kalimit të dy destrojerëve amerikanë në Ngushticën e Tajvanit që ndan Kinën kontinentale nga ishulli.

Dërgimi i anijeve luftarake amerikane përforcon tensionet dypalëshe tashmë të përshkallëzuara nga lufta tregtare dhe mosmarrëveshjet për Detin e Kinës Jugore, ku kinezët dhe amerikanët janë përfshirë në luftë influence.

Kjo është hera e dytë në tre muaj që anije luftarake amerikane kalojnë nga Ngushtica e Tajvanit./ /v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.