OSLO – NATO në manovrat më të mëdha ushtarake ”Trident Juncture 18”

OSLO, 23 tetor /ATSH-AFP/ – Rreth 50 000 ushtarë, të mbështetur nga mjete të konsiderueshme ushtarake, nisin të enjten në Norvegji manovrat më të rëndësishme ushtarake të NATO-s që nga Lufta e Ftohtë, një demonstrim i forcës që nervozon Rusinë fqinje.

Stërvitja ”Trident Juncture 18” e cila do të zhvillohet deri më 7 nëntor, synon të stërvisë Aleancën e Atlantikut për t’i ardhur në ndihmë anëtarëve të saj.

”Këto manovra janë një demonstrim i kapacitetit të mbrojtjes së NATO-s përballë çdo kundërshtari”, pohoi admirali amerikan, James Foggo, kryekomandanti i stërvitjes, duke theksuar se stërvitja nuk shënjestron asnjë shtet në veçanti./ /v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.