Ndëshkim pa rezervë bashkëpunëtorëve të krimit në policinë e burgjeve

Ndëshkim pa rezervë bashkëpunëtorëve të krimit në policinë e burgjeve

Ndëshkim pa rezervë bashkëpunëtorëve të krimit në policinë e burgjeve."Kush bashkëpunon me elementët kriminalë brenda apo jashtë institucioneve të vuajtjes së dënimit do të ndëshkohet pa asnjë rezervë".Kështu paralajmëroi sot Kryeministri Edi Rama, gjatë prezantimit të drejtorit të ri të Policisë së Burgjeve.http://ata.gov.al/2018/10/23/ndeshkim-pa-rezerve-bashkepunetoreve-te-krimit-ne-policine-e-burgjeve/"Vetëm para pak kohe pamë një nga shfaqjet më kuptimplota të dobësive në vazhdim të sistemit, me hezitimin e patolerueshëm të 2-3 elementëve të sistemit për të ekzekutuar vendimet gjyqësore. Kjo solli reagimin e drejtë dhe të menjëhershëm nga ana e Ministres së Drejtësisë dhe domosdoshmërinë për të ngritur në një nivel tërësisht të ri profesionalisht dhe moralisht, Policinë e Burgjeve", – tha Rama.

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E martë, 23 Tetor 2018

TIRANË, 23 tetor/ATSH-Maela Marini/ “Kush bashkëpunon me elementët kriminalë brenda apo jashtë institucioneve të vuajtjes së dënimit do të ndëshkohet pa asnjë rezervë”.

Kështu paralajmëroi sot Kryeministri Edi Rama, gjatë prezantimit të drejtorit të ri të Policisë së Burgjeve.

“Vetëm para pak kohe pamë një nga shfaqjet më kuptimplota të dobësive në vazhdim të sistemit, me hezitimin e patolerueshëm të 2-3 elementëve të sistemit për të ekzekutuar vendimet gjyqësore. Kjo solli reagimin e drejtë dhe të menjëhershëm nga ana e Ministres së Drejtësisë dhe domosdoshmërinë për të ngritur në një nivel tërësisht të ri profesionalisht dhe moralisht, Policinë e Burgjeve”, – tha Rama.

Kryeministri shprehu mbështetjen për Ministren e Drejtësisë, e cila po udhëheq një betejë shumëplanëshe për vendosjen e një rendi ligjor brenda sistemit të vuajtjes së dënimit dhe deri tek beteja e përditshme kundër korrupsionit, në krye të Taskforcës Antikorrupsion. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.