Ndërtimi i dy spitaleve të reja garanton transformimin e munguar të QSUT-së

Ndërtimi i dy spitaleve të reja garanton transformimin e munguar të QSUT-së

Ndërtimi i dy spitaleve të reja garanton transformimin e munguar të QSUT-sëhttps://ata.gov.al/2018/10/23/ndertimi-i-dy-spitaleve-te-reja-garanton-transformimin-e-munguar-te-qsut-se/Investimi për ndërtimin e spitalit të ri të Sëmundjeve të Brendshme dhe Spitalit të Kirurgjisë garanton një hop të madh cilësor dhe një shërbim shumë efikas dhe të integruar. Kështu deklaroi sot Kryeministri Edi Rama i pranishëm në çeljen e kantierit të ri për ndërtimin e spitalit të ri të Sëmundjeve të Brendshme dhe Spitalit të Kirurgjisë.

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E martë, 23 Tetor 2018

TIRANË, 23 tetor/ATSH-Maela Marini/ Investimi për ndërtimin e spitalit të ri të Sëmundjeve të Brendshme dhe spitalit të Kirurgjisë garanton një hop të madh cilësor dhe një shërbim shumë efikas dhe të integruar.

Kështu deklaroi sot Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në çeljen e kantierit të ri për ndërtimin e spitalit të ri të Sëmundjeve të Brendshme dhe spitalit të Kirurgjisë.

Kryeministri vlerësoi këtë investim në kuadër të modernizimit të mëtejshëm të Qendrës Spitalore Universitare “NENE TEREZA”.

“Me një spital të ri kirurgjie me 120 shtretër dhe 7 salla operacioni, së bashku me spitalin e ri të Sëmundjeve të Brendshme sigurojmë një infrastrukturë jetike për transformimin e munguar për shumë vite të Qendrës Spitalore”, – tha Rama.

Cilido që e ka jetuar historinë e krijimit, formimit dhe pastaj rrënimit e më pas rilindjes së Qendrës Spitalore, sipas Kryeministrit, “është i vetëdijshëm se sa shumë është bërë në këto vite”.

Por, Rama siguroi se është shumë i vetëdijshëm edhe për atë se sa shumë akoma duhet bërë, që të kemi një spital qendror të standardeve më të mira europiane në të gjithë metrat katrorë të territorit të QSUT-së. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.