LONDËR – Corbyn: Qeveria e paaftë të krijojë një marrëveshje me BE

LONDËR, 23 tetor /ATSH-ANSA/ – Qeveria konservatore e kryeministres May nuk ka një plan për Brexit dhe është e gatshme të paguajë për të zgjatur tranzicionin vetëm për të marrë kohë, deklaroi te Dhoma e Komuneve udhëheqësi i opozitës laburiste, Jeremy Corbyn.

Corbyn foli për një qeveri në gjendje terminale, e paaftë për të negociuar dhe e gatshme për të miratuar çdo marrëveshje.

”Një kaos total”, përfundoi ai.

Si kundërpërgjigje, kryeministrja May tha se ka bërë një marrëveshje në interes të vendit duke akuzuar drejtuesin e laburistëve se po bënte lojëra politike për të provokuar zgjedhje të parakohshme.

May ka këmbëngulur se nuk do të pranonte çfarëdo marrëveshjeje me BE./ /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.