FOTO/ “Skampa”, vendtakimi i muzikës klasike me artdashësit

TIRANË,23 tetor /ATSH/ – Për të tretin vit radhazi është rikthyer në qendrën e artit “Skampa”, “Takimi Kombëtar i Orkestrës së Harqeve” muzika e dhomës dhe krijmtaria e saj. Nata e parë mbrëmjen e djeshme u çel me interpretimin e instrumentistëve nga Vlora dhe nga trupa e liceut “Jordan Misja”, Tiranë.

Ata sollën një atmosferë mjaft të ngrohtë për artdashësit elbasanas ku interpretuan muzikë klasike dhe ku nuk munguan duartrokitjet e publikut.

Në këtë edicion do interpretojnë 7 orkestra të mëdha dhe 10 trupa nga qytete të ndryshme. Programi do të jetë i larmishëm dhe për interpretimet më të mira do të ketë dhe çmime të cilat do jepen nga një juri profesioniste.

”Takimi Kombëtar i Orkestrës së Harqeve” do të vazhdojë për artdashësit deri më 25 tetor duke e shndërruar qytetin e Elbasanit vendtakimin e muzikës klasike dhe të orkestrave më të mira të vendit./a.a/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.