BUKURESHT – Iohannis: Sulmet kundër drejtësisë nga mungesa e integritetit të politikanëve

BUKURESHT, 23 tetor /ATSH-Agerpres/ –  Sulmet ndaj sistemit të drejtësisë vijnë nga mungesa e integritetit të politikanëve dhe janë të shpeshta, pasi jemi duke kaluar një fazë prove të forte të pavarësisë së gjyqësorit, theksoi presidenti i Rumanisë, Klaus Iohannis për shtypin.

Sipas një deklarate për shtyp të dërguar nga administrata presidenciale, kreu i shtetit e dërgoi këtë mesazh me rastin e konferencës me temë ”Sjellja etike e magjistratëve për konsolidimin e besimit të publikut. Dialog i hapur për integritetin gjyqës”, pjesë e programit të fondacionit ”Konrad Adenauer” për sundimin e ligjit në Europën Juglindore.

”Frytet e partnerëve tanë të huaj në fushën e luftës kundër korrupsionit shihen qartë në vitet e fundit. Ne po kalojmë një faze ku drejtësia rumune është në vështirësi të mëdha”, tha Iohannis në mesazhin e tij.

Sipas kreut të shtetit integriteti i gjyqësorit më shumë se kurrë  është një nga argumentet më domethënëse në jetën e përditshme publike.

‘’Besimi fillon me integritetin e magjistratëve. Lufta kundër korrupsionit lidhet në mënyrë të pandashme me integritetin e atyre që janë pjesë e institucionit të gjyqësorit. Jam i lumtur që kam mundësi t’iu dërgoj këtë mesazh përgëzimesh dhe t’iu inkurajoj nga hapi i parë drejt hierarkisë së fundit për rezultatet gjithnjë në rritje për realizimin e aktit të drejtësisë në Rumani, në vitet e fundit, por edhe për mënyrën në të cilën magjistratët kryer detyrat e tyre dhe kanë mbrojtur pavarësinë e gjyqësorit”, tha gjithashtu Iohannis./  /os/ a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.