BRUKSEL – Iohannis ngre alarmin për euroskepticizmin

99

BRUKSEL, 23 tetor /ATSH-ANSA/ – Duhet të bashkojmë përpjekjet për të rifituar besimin në Bashkimin Europian, rritja e euroskepticizmit është një sinjal i keq dhe duhet të dëgjojmë këmbanën e alarmit që po bie, deklaroi presidenti i Rumanisë, Klaus Iohannis, gjatë një konference për shtyp me presidentin e Parlamentit Europian, Antonio Tajani, në Strasburg.

Rumania do të ketë presidencën e radhës së BE-së në semestrin e parë të 2019, periudha që do të zhvillohen edhe zgjedhjet europiane.

“Ky është rasti jonë, jo vetëm për të treguar se besojmë në të ardhmen e BE-së, por edhe për të punuar që projekti europian të mbetet një sukses dhe të bëhet projekti i qytetarëve europianë”, theksoi Iohannis. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.