Basha dëshmon në Prokurori për çështjen “Toyota Yaris”

Basha dëshmon në prokurori për çështjen “Toyota Yaris”

Basha dëshmon në prokurori për çështjen “Toyota Yaris”https://ata.gov.al/2018/10/23/basha-deshmon-ne-prokurori-per-ceshtjen-toyota-yaris/Në një prononcim për mediat, Basha tha se prokuroria i ka marrë dëshminë për hetimin që ka hapur në lidhje me nxjerrjen e sekretit shtetëror për sa i përket veprës kriminale të “futjes së parave të krimit me Toyota Yaris”, siç tha ai. “Ky veprim dëshmon se deklaratat e mia publike, denoncimet e mia publike për përfshirjen e Taulant Ballës në dhënien e garancive politike dhe në trafikimin e paligjshëm të parave të pista të krimit janë të vërteta” tha ai.

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E martë, 23 Tetor 2018

TIRANË, 23 tetor /ATSH- I. Vata/ – “Prokuroria po i trajton lidhjet e pushtetarëve me krimin si sekret shtetëror”, tha kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pas dhënies së dëshmisë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për çështjen “Toyota Yaris”.

Në një prononcim për mediet, Basha tha se Prokuroria i ka marrë dëshminë për hetimin që ka hapur në lidhje me nxjerrjen e sekretit shtetëror, përsa i përket veprës kriminale të “futjes së parave të krimit me Toyota Yaris”, – siç tha ai.

“Ky veprim dëshmon se deklaratat e mia publike, denoncimet e mia publike për përfshirjen e Taulant Ballës në dhënien e garancive politike dhe në trafikimin e paligjshëm të parave të pista të krimit janë të vërteta”, – tha ai.

Më tej, Basha theksoi se përveç Ballës, sipas tij, në çështje janë të përfshirë dhe dy deputetë të tjerë të PS-së, Ulsi Manja dhe Jurgis Çyrbja.

“Sot dua t’ju them se në këtë aferë janë përfshirë dhe dy deputetë të tjerë të Partisë Socialiste, Ulsi Manja dhe Jurgis Çyrbja. Kam ardhur me shumë dëshirë sot në Prokurori për t’iu dëshmuar shqiptarëve se ku ka degraduar sistemi i prokurorisë shqiptare. Në vend që të hetojë se kush qëndron prapa transaksioneve kriminale me miliona euro, në vend që të hetojë kush i garanton këto akte kriminale, po e heton dhe po e trajton si një nxjerrje të sekretit shtetëror”, – tha Basha.

Basha ndërsa shprehu besimin te Drejtësia, shtoi se para Drejtësisë do jetë dhe Arta Marku, dhe Donika Prela.

“Nuk jam i paduruar, sepse e di që drejtësia mund të vonojë, por nuk do mungojë. Do vijë dita që të jenë para drejtësisë edhe veglat që e kanë shndërruar Prokurorinë në një aksesor të këtij regjimi kriminal dhe të krimit të organizuar, Arta Marku dhe Donika Prela”, – tha ai. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.