Ahmetaj: Nuk ka kthim pas, bastet dhe kazinotë mbyllen më 31 dhjetor

Ahmetaj: Nuk ka kthim pas, bastet dhe kazinotë mbyllen më 31 dhjetor

Ahmetaj: Nuk ka kthim pas, bastet dhe kazinotë mbyllen më 31 dhjetorhttps://ata.gov.al/2018/10/23/ahmetaj-nuk-ka-kthim-pas-bastet-dhe-kazinote-mbyllen-me-31-dhjetor/Komisioni i Ekonomisë dhe Financave votoi sot në parim, dhe nen për nen, ligjin e ndryshuar të “lojërave të fatit”, i cili parashikon mbylljen e të gjitha basteve sportive dhe ato online, garave të ndryshme, bingove dhe kazinove në datën 31 dhjetor të 2018. Ministri i Financave, Arben Ahmetaj u tregua i prerë, duke theksuar se “nuk ka kthim mbrapa” për këtë vendim.

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E martë, 23 Tetor 2018

TIRANE, 23 tetor/ATSH/- Mazhoranca rikonfirmoi vullnetin e palëkundur për t’i mbyllur të gjitha “lojërat e fatit” në Republikën e Shqipërisë.

Komisioni i Ekonomisë dhe Financave votoi sot në parim dhe nen për nen, ligjin e ndryshuar të “lojërave të fatit”, i cili parashikon mbylljen e të gjitha basteve sportive dhe ato online, garave të ndryshme, bingove dhe kazinove në datën 31 dhjetor 2018.

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj u tregua i prerë, duke theksuar se “nuk ka kthim mbrapa” për këtë vendim.

Ministri Ahmetaj theksoi se administratës tatimore tashmë i lind detyra për të mbledhur të gjitha detyrimet tatimore të subjekteve të “lojërave të fatit”, të cilat do të mbyllen në datën 31 dhjetor 2018.

Kreu i Komisionit parlamentar të Ekonomisë, Erion Braçe përgëzoi deputetët socialistë të cilët nuk u lëkundën për asnjë moment nga presionet që kanë pasur gjatë këtyre dy javëve dhe votuan propozimin e qeverisë për mbylljen e “lojërave të fatit”.

Braçe propozoi që ligji të hyjë në fuqi menjëherë, pasi të votohet në Parlament.

Kreu i Komisionit të Ekonomisë tha se edhe Presidenti Ilir Meta e ka mbështetur vendimin dhe “besoj se do ta pranojë këtë propozim që ligji të hyjë në fuqi menjëherë pas votimit në Parlament”. o/l/. /a.g/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.