UASHINGTON – SHBA: Të gatshëm të godasim raketat ruse

UASHINGTON, 22 tetor /ATSH-ANSA/ – Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të gatshme të kapin dhe të rrëzojnë raketat ruse, me rreze të mesme veprimi, të vendosura në kundërshtim me traktatin e INF që mund të prekin vendet e NATO-s në Europë ose Alaskën në Amerikë, theksoi ambasadorja amerikane në NATO, Kay Bailey Hutchison.

“Jemi përpjekur për t’i dërguar një mesazh në Rusisë për kaq shumë vite dhe ne kemi dijeni për shkeljet e traktateve nga ana e Rusisë, por ata tani po ndërtojnë një raketë balistike me reze të mesme, e ndaluar nga traktatet”, theksoi ambasadorja.

”SHBA është drejt tërheqjes nga kjo marrëveshje me Rusinë”, deklaroi të shtunën për gazetarët presidenti amerikan, Donald Trump.

Traktati INF është arritur në vitin 1987 mes SHBA-së dhe ish-Bashkimit Sovjetik, trashëguese juridike e të cilit është Rusia. Marrëveshjen e nënshkruan ish-presidenti amerikan, Ronald Regan dhe lideri i fundit sovjetik, Mihail Gorbaçov.

Me të parashikohet ndalesa për prodhimin, testimin dhe sistemimin e raketave bërthamore dhe konvencionale me rreze veprimi prej 500-1 500 kilometra që lëshohen nga toka./ /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.