SOFT NEWS – Gjermanët nuk e duan ndërrimin e… orës!

BERLIN, 22 tetor /ATSH-DPA/ – Shumica e gjermanëve parapëlqen heqjen e sistemit aktual të ndryshimit të orës në Europë dy herë në vit, sipas një sondazhi të kompanisë së sigurimeve shëndetësore, DAK.

Rreth 80% e të anketuarve thanë se mendonin se ndryshimi i orës ishte i panevojshëm dhe duhej ndaluar. Rreth 1/4 e njerëzve të  intervistuar nga  DAK tha se ata pësuan probleme shëndetësore si rezultat i ndryshimit të orës gjatë stinës së dimrit.

Akrepat e orës do të kthehen një orë pas gjatë natës mes 27-28 tetorit.

Sipas rezultateve të një anketimi në gjithë kontinentin, i realizuar në muajin gusht, 84% e njerëzve dëshironin të hiqej ndryshimi i orës.

Në këtë sondazh, rreth tre milionë nga 4,6 të anketuar, ishin gjermanë.

”Shumë njerëz vuajnë si rezultat i ndryshimit të orës, me lodhje fizike dhe vështirësi për të fjetur”, sipas DAK-ut./   /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.