Sistem i ri kanalizimesh në Tërbuf, Lushnjë

TIRANË, 22 tetor /ATSH/ – Në Njësinë Administrative Tërbuf të Çermës në Lushnjë, po vijojnë punimet për ndërtimin e një rrjeti të ri kanalizimesh të ujërave të zeza që përfshin të gjithë zonën.

Rrjeti ekzistues ka qenë i ndërtuar me material të dobët jashtë çdo standardi dhe ka qenë i mbivendosur në mënyrë jo të rregullt.

Kryetari i Njësisë Administrative Tërbuf, Çermë, Avni Sula i cili po ndjek nga afër punimet, tha se kanalizimet e vjetra janë totalisht të bllokuara dhe jo funksionale.

Kjo është lagjja e dytë ku po ndërhyhet për përmirësimin e kanalizimeve të ujërave të zeza. o/l/./a.g/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.