RUSI – Largim i amerikanëve nga traktati bërthamor, Bolton në Moskë për sqarime

MOSKË, 22 tetor /ATSH-AFP/ – Dy ditë pas deklaratës surprizë të tërheqjes së amerikanëve nga një traktat madhor mbi armët bërthamore, këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për Sigurinë Kombëtare, John Bolton takohet sot në Moskë me shefin rus të diplomacisë, Sergei Lavrov, i cili pret shpjegime në lidhje me këtë veprim.

Kjo vizitë që ishte parashikuar prej shumë kohësh, e shpallur para se Donald Trump të njoftonte vendimin për të tërhequr vendin e tij nga traktati për amrmët bërthamore me rreze të mesme INF (Intermediate Nuclear Forces Treaty) të arritur me Rusinë gjatë Luftës së Ftohtë, ishte shumë e rëndësishme edhe më parë, meqë bëhet fjalë për vizitën e parë të një përgjegjësi të lartë amerikan në Moskë që prej shumë muajsh.

Por njoftimi i Donald Trump të shtunën i dha edhe më shumë peshë kësaj vizite, ndërkohë që marrëdhëniet mes dy vendeve janë në nivelin më të ulët. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.