Rritja e turistëve sllovenë në Shqipëri, bashkëpunim mes agjencive turistike

160

TIRANË, 22 tetor /ATSH/ – Rritja e numrit të vizitorëve e turistëve sllovenë në Shqipëri ka sjellë si nevojë rritjen e bashkëpunimit dhe koordinimin e thellimin e punës ndërmjet agjencive dhe operatorëve turistikë në të dy vendet.

Për këtë arsye ambasadori i Shqipërisë në Slloveni, Pëllumb Qazimi ka zhvilluar një takim me Lovorko Mamić, president i Bordit Menaxhues të Agjensisë Turistike KOMPAS, Lubjanë.

Bashkëbiseduesit ranë dakord për disa veprimtari të përbashkëta në Lubjanë, ku synohet prezantimi më i drejtpërdrejtë i mundësive turistike që paraqet Shqipëria dhe përgatitja e paketave turistike drejt tregut shqiptar.

Bashkëpunimi ndërmjet Ambasadës dhe KOMPAS do të vijojë me objektiv realizimin e disa veprimtarive të përbashkëta që mundësisht të finalizohen me hapje zyre përfaqësuese të KOMPAS në Shqipëri.

/gj.mima/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.