Rama-Bashës: Sulmet ndaj prokurorisë, nga dhimbja për çështjet e hapura me drejtësinë

TIRANË, 22 tetor/ATSH/ – Lufta me krimin e me korrupsionin vetëm do të përshkallëzohet.

Kështu deklaroi sot Kryeministri Edi Rama në reagim të deklaratës së kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

“Shpif, shpif, se lirohesh, i thonë një llafi, po s’ka më peshk, se rob jo e jo, që s’e ka marrë vesh se sulmet vulgare ndaj prokurorisë vijnë nga dhimbjet e forta të kokës për çështjet e hapura me drejtësinë! Lufta me krimin e me korrupsionin vetëm do të përshkallëzohet”, theksoi Rama.

/k.s/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.