Policia e Tiranës takime sensibilizuese kundër drogës në shkolla 9-vjeçare

TIRANË, 22 tetor /ATSH/ – Policia e Tiranës vijon takimet sensibilizuese me nxënësit e shkollave në kryeqytet për t’i mbajtur të rinjtë larg lëndëve narkotike.

Gjatë ditës së sotme u zhvilluan takime në tri shkolla 9-vjeçare (“Androkli Kostallari”, “Kushtrimi i Lirisë”, “Ahmet Zogu”) dhe në tri shkolla të mesme (“Abdulla Keta”, “Ismail Qemali”, “Elez Isufi”).

Tema e diskutimit në këto takime ka qenë: Ndërgjegjësimi i nxënësve ndaj pasojave të dëmshme që sjell përdorimi i drogës dhe i substancave të tjera të rrezikshme.

Në fund të takimit u shpërndanë në komunitet dhe në ambientet përreth shkollave broshura me mesazh sensibilizues. o/l/./a.g/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.