PEKIN – Kina kundër Trump për daljen nga traktati INF

PEKIN, 22 tetor /ATSH-ANSA/ – Tërheqja e njëanshme nga traktati INF do të kishte një ndikim negativ në shumë fronte, tha sot zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, Hua duke ftuar SHBA për të menaxhuar këtë çështje me kujdes.

Hua kujtoi se si marrëveshja ka luajtur një rol të rëndësishëm gjatë viteve “në stabilizimin e marrëdhënieve ndërkombëtare duke ruajtur një ekuilibër strategjik”.

‘’Është për të shpresuar se  këto masa janë thjesht për qëllime elektorale në zgjedhjet e mesmandatit”, shtoi ai.

‘’Nëse SHBA çmonton një marrëveshje historike, presidenti amerikan do të heqë themelin e sistemit të sigurisë bërthamore të pas Luftës së Ftohtë duke hapur në sërë problemesh’’, theksoi Hua./ /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.