Parashikimi i motit, e hënë, 22 tetor 2018

TIRANË, 22 tetor/ATSH/ – Moti sot në vendin tonë parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se në të gjithë vendin do të ketë reshje shiu, fillimisht në formë të lokalizuar, ndërsa në pjesën e dytë të ditës dhe në mbrëmje në jug e qendër të vendit reshje me intensitet mesatar e lokalisht të lartë.

Përkohësisht në bregdetin jugperëndimor dhe në pjesën jugore në formën e shtrëngatës me shkarkesa elektrike.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim 2-18 m/sek., me rrahje dhe intensive përgjatë vijës bregdetare.

Deti do të jetë me forcës 3-4 ballë, me lartësi vale 1,2 – 1,8 metra.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C

Shkodër           12/20 diell shi
Kukës                7/14 re shi
Lezhë              14/20 shi diell
Dibër                6/13 re shi
Durrës             13/23 diell shi
Tiranë             11/23 diell shi
Elbasan           12/22 diell shi
Berat                9/23 diell shi
Vlorë              12/22 diell shi rrufe
Korçë               6/14 re shi
Gjirokastër       6/21 diell shi rrufe
Sarandë         12/23 diell shi rrufe

/k.s/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.