NJU-JORK – OKB: Më shumë se 7 000 persona në një karvan migrantësh drejt SHBA-së

110

NJU-JORK, 22 tetor /ATSH-AFP/ – Karvani me migrantë amerikanoqendrorë që është drejtuar për në SHBA përbëhet nga më shumë se 7 000 persona, njoftoi sot zëdhënësi i OKB-së, Farhan Aziz Haq, duke cituar një vlerësim të bërë nga Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (OIM).

“Karvani përbëhet nga 7 233 persona, ku shumica kanë për synim të vazhdojnë marshimin e tyre drejt veriut”, deklaroi zëdhënësi gjatë një konference për shtyp, duke theksuar nevojnë që ata të trajtohen me respekt dhe dinjitet.

Farhan Aziz Haq thkesoi se OIM-ja dhe Komisariati i Lartë (HCR) i OKB-së janë mobilizuar për të dhënë asistencë për këta migrantë. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.