MUZIKË – Albumi pas vdekjes i Johnny Hallyday arrin 630 000 ekzemplarë në 3 ditë

77

PARIS, 22 tetor /ATSH-AFP/ – Disk diamanti në vetëm në tre ditë, “Mon pays c’est l’amour”, albumi pas vdekjes së Johnny Hallyday, u shit në 631 473 ekzemplarë fizikë (CD) që prej nxjerrjes së tij të premten, një shifër historike në Francë, njoftoi sot “Warner Music France”.

“Ne jemi përballë shitjesh historike, që çertifikojnë ‘Mon pays c’est l’amour’, vepra muzikore e 51-të e Johnny, si disk diamanti”, theksoi Thierry Chassagne, pronari i “Warner”.

Në fund të ditës së parë të tregtimit, albumi kishte arritur nivelin jashtë norme të 300 000 shitjeve fizike.

Një rekord për një disk të Johnny, që kishte arritur 250 000 ekzemplarë të shitur në 24 orë për “Sang pour Sang” në vitin 1999. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.