MEKSIKË – Uragani Uilla i kategorisë 5 i afrohet Meksikës

70

MEKSIKO, 22 tetor /ATSH-AFP/ – Uragani Uilla, me drejtim veriperëndimin e Meksikës që prej Paqësorit, u forcua sot, duke arritur në kategorinë 5, më e larta në shkallën e uraganeve, sipas Qendrës Amerikane të Uraganeve (NHC).

“Erërat më të fuqishme arritën rreth 260 km/h. Uilla është një uragan i kategorisë 5 dhe është bërë jashtëzakonisht i fuqishëm”, njoftoi NHC-ja.

“Uilla pritet të prekë brigjet meksikane në mesditë ose në mbrëmje të së martës”, shtoi Qendra Amerikane e Uraganeve. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.