Kujdes nga bima e jetës, Aloe Vera nuk duhet të përdoret për dobësim

83

TIRANË, 22 tetor/ATSH/ – Aloe Vera dhe lëngu i saj është me të vërtetë çudibërës, por studimet e fundit tregojnë se ajo nuk duhet të përdoret për t’u dobësuar.

Sipas një studimi, nëse ju konsumoni vetëm Aloe Vera të tretur në ujë, shumë shpejt do t’ju shkaktohen probleme me shëndetin.

Ky lëng shkakton diarre, dhimbje barku, madje mund t’ju çojë deri në dëmtimin e veshkave. Problemi bëhet më i madh nëse ju përdorni njëkohësisht këtë bimë dhe barna të tjera dobësimi.

Përpara konsumimin bëni mirë si fillim të diskutoni problemet me mjekun, pasi Aloe Vera nuk ju ndihmon në tretjen e ushqimit.

Gjithashtu Aloe Vera përmban elementë të cilët mund t’ju çojnë edhe në rritje të peshës.m.z//e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.