Haradinaj: O’Reilly mbështetës i madh i shtetësisë së Kosovës

PRISHTINË, 22 tetor /ATSH/ – Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se sot është takuar me Michael O’Reilly, për të cilin ka thënë se është mik i Kosovës.

“Prita në takim mikun tim dhe të Kosovës, Michael O’Reilly, me të cilin, në të kaluarën, kemi ndarë shumë momente si bashkëpunëtorë. O’Reilly është ndër miqtë tanë konstant, zë i fuqishëm i yni dhe mbështetës i madh i shtetësisë dhe konsolidimit ndërkombëtar të Kosovës. Si njohës i mirë i zhvillimeve në Kosovë, ishte kënaqësi të shkëmbejmë hapur pikëpamjet për proceset aktuale dhe të së ardhmes të vendit tonë”, shprehet Haradinaj. /KosovaPress//e.malaj/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.