Gabriele Gravina zgjidhet president i Federatës Italiane të Futbollit

116

TIRANË, 22 tetor /ATSH/ – Federata Italiane e Futbollit zgjodhi presidentin e ri. Gabriele Gravina është zgjedhur të jetë presidenti i Federatës Italiane të Futbollit.

65-vjeçari Gravina ish-presidenti i Serisë C, ishte kandidati i vetëm dhe mori 97,2 për qind të votave në asamblenë e zgjedhjeve këtë të hënë.

“Ne do të ndryshojmë orientimin dhe drejtimin e futbollit italian”, – tha Gravina pas votimit. “Për të realizuar një projekt ambicioz kërkoj bashkëpunimin e të gjithëve”, – shtoi ai, duke paralajmëruar se rruga nuk do të jetë e lehtë.

Gabriele Gravina zëvendëson në këtë detyrë Karl Tavekinon. o/l/j.p/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.