FUTBOLL- Ronaldo: Nuk më takon mua të flas për “Realin”

116

TIRANË, 22 tetor/ATSH/ – Përpara përballjes së “Juventusit” me ekipin e “Mançester Junajted”, ndeshje e vlefshme për Ligën e Kampionëve, portugezi Kristiano Ronaldo ka bërë një dalje për mediet, në të cilën nuk diskutoi për krizën që ka përfshirë ish-klubin e tij “Realin e Madridin”.

Në fjalën e tij përpara medieve, Ronaldo foli rreth skandalit seksual të ngritur ndaj tij dhe për rikthimin e tij në legjendarin “Old Traford”.

“Nuk dua të krahasoj “Realin” me “Juventusin”, të dyja janë ekipe të mëdha dhe fantastike. Jam shumë i lumtur që jam pjesë e “Juventusit” dhe ky është një kapitull i ri në jetën time, pas eksperiencave te “Reali” dhe “Mançesteri”. Nuk më takon mua të flas për krizën e “Realit”. Unë jam një lojtar i “Juventusit” dhe do të bëj maksimumin që skuadra të fitojë”, përfundoi portugezi. Ekipi bardhezi do të luaj ditën e martë në transfertë kundër “Mançester Junajted” të udhëhequr nga Murinjo, qe nuk po kalon një moment të mirë.

/e.caushi/

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.