FUTBOLL – Murinjo përjashton mundësinë për një rikthim tek “Real Madridi”

128

MANÇESTER, 22 tetor /ATSH-AFP/ – Trajneri i “Mançester Junajtid”, Hoze Murinjo përjashtoi sot mundësinë e një rikthimi në pankinën e “Real Madridit”, ndërkohë që klubi tre herë radhazi kampion i Europës në fuqi dhe trajneri i tij Julen Lopetegu po kalojnë një periudhë krize.

“Jo, jam i lumtur këtu. Do të jem i lumtur të shoh kontratën time të vazhdojë deri ditën e fundit. Do të më pëlqente të qëndroja pas fundit të kontratës time”, – deklaroi Murinjo, i pyetur nga gazetarët spanjollë dhe italianë mbi një kthim të mundshëm në Spanjë.

Portugezi bëri me dije në një konferencë për shtyp, një ditë para ndeshjes me “Juventusin” në Ligën e Kampionëve, se ka zgjatur kontratën e tij me “Mançester Junajtid” deri në 2020. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.