FUTBOLL – Casillas publikon emrat e 2 portierëve më të mirë

122

TIRANË, 22 tetor/ATSH/ – Ish-portieri legjendar i ekipit të “Real Madrid” dhe i përfaqësueses spanjolle, Kampione e Botës në 2010 (fitues i “Dorezës së Artë” si portieri më i mirë), Iker Casillas, i cili po aktivizohet në radhët e “Portos”, ka shprehur preferencat e tij në lidhje me portierët.

Sipsa Casillas, Marc-Andre Ter Stegen i “Barcelonës” dhe Jan Oblak i “Atletico Madrid”, janë dy portierët më të mirë në botë momentalisht.

“Duke bërë një analizë të sinqertë, besoj se portierët më të mirë janë Ter Stegen dhe Oblak. Mendoj se të dy po kalojnë një moment fantastik”, ka thënë Casillas.

Oblak ka luajtur 174 ndeshje me “Atletikon” dhe ka pësuar vetëm 109 gola, kurse Ter Stegen në 153 paraqitje me “Barçën” ka pësuar 143 gola.

/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.