FRANCË – Deputetët miratojnë rritjen e kontributit të Parisit në BE

89

PARIS, 22 tetor /ATSH-AFP/ – Asambleja kombëtare franceze miratoi sot një rritje të kontributit të Francës në buxhetin e Bashkimit Europian (BE) 2019.

Pas tre orësh debat në Parlament, deputetët pranuan të rrisin kontributin francez në 21,5 miliadë euro nga 20,6 miliardë që ishte në 2018.

“Kjo rritje e kontributit francez shpjegohet kryesisht nga një rritje e nevojës për të financuar veprimin e jashtëm dhe Politikën Bujqësore të Përbashkët të BE-së (…), që janë priroitete edhe të Francës”, theksoi ministrja franceze e Punëve Evropiane, Nathalie Loiseau. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.