FOTO/ Vjosë-Nartë, mbillen 500 fidanë pishë e egër

TIRANË, 22 tetor/ATSH/ – Në peizazhin e mbrojtur Vjosë-Nartë u çel sot dita ndërkombëtare e mbjelljes së pemëve, ku u mbollën 500 fidanë të llojit pishë e egër.

Administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura Vlorë bën të ditur se “përveç mbjelljes së fidanëve nga stafi i AdZM Vlorë njëkohësisht u realizuan punime për rrallimin e filizërisë, për të mundësuar rigjenerimin natyror të pyllit të djegur në këtë sipërfaqe”.

Ky sezon i mbjelljeve do të pasohet me aktivitete të tjera në të gjithë zonat e mbrojtura të qarkut Vlorë, në kuadër edhe të nismës së ministrit të Turizmit dhe Mjedisit për mbjelljen e 20 milionë e 200 mijë pemë.

/k.s/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.