“Flamurtari”-“Tirana” sfida përmbyllëse e javës së 9-të të Superiores

TIRANË, 22 tetor/ATSH- A. Fortuzi/ – Java e 9-të e superiores do të mbyllet mbrëmjen e të hënës me sfidën “Flamurtari”- “Tirana”, e cila do të zhvillohet në impiantin “Flamurtari” të Vlorës, në orën 18:00.

Vetëm 2 javë më parë, Ardian Mema dhe Ilir Daja punonin bashkë te kuqezinjtë ndërsa tashmë ish-ndihmësi i trajnerit të “Flamurtarit” është në krye të “Tiranës”, pikërisht për këtë fakt Ilir Daja ka ndryshuar edhe strategjinë e kësaj ndeshjeje me “Flamurtarin” që do të vendoset ndryshe në fushë nga sa kishte menduar fillimisht trajneri kryeqytetas.

Nga krahu tjetër, Mema duke njohur “dredhitë” e ish-bashkëpunëtorët të tij te kuqezinjtë, është duke përgatitur një “Tiranë” ndryshe dhe me mjaft surpriza. Por gjithashtu Mema duhet të bëjë llogaritë me faktin se, “Tirana” ka dy mungesa me peshë si Blazhevski dhe Oduamadi dhe ndoshta Mema mund të luajë me një 9-sh fals sot, gjithmonë nëse anglezi Ngoo nuk do ta nisi sfidën si titullar. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.