Dua Lipa pjesë e fushatës së veshjeve sportive të “Adidasit”

75

TIRANË, 22 tetor/ATSH/ Këngëtarja shqiptare Dua Lipa, po vazhdon të korrë suksese kudo anembanë globit me koncerte të ndryshme muzikore. Fama po i sjell edhe përfitime materiale këngëtares, ku së fundmi, zeshkania ka zgjedhur të bashkëpunojë me markën e njohur botërore të veshjeve dhe atleteve sportive “Adidas”. Artistja 23-vjeçare ka sjellë një set fotografik teksa merr poza duke reklamuar atletet dhe tutat e kompanisë gjermane.

/m.z/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.