Do ta bëjmë këtë vend të pajetueshëm për kriminelët

TIRANE, 22 tetor/ATSH/- Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas operacioneve të zhvilluara nga Policia e Shtetit me qëllim kapjen e personave me precedentë penalë.

Rama deklaron se lufta kundër krimit do të ashpërsohet dhe se ky vend do të bëhet i pajetueshëm për kriminelët.

“Atyre që bëjnë politikë me krimin, lufta kundër krimit u rrit dëshpërimin. Sa më fort do ta godasim krimin, aq më e dëshpëruar do të bëhet kundërvënia e tyre! Ne do ta bëjmë këtë vend të pajetueshëm për kriminelët dhe të pashpresë për ata që me krimin bëjnë politikë deri në fund”, thekson Kryeministri. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.