ATHINË – Greqia regjistron rritje të ekonomisë dhe rënie të borxhit publik

84

ATHINË, 22 tetor /ATSH-AFP/ – Greqia regjistroi një surplus primar prej 3,9% të PBB-së, ose 7,01 miliardë euro, njoftoi Autoriteti Helenik i Statistikave në një raport të publikuar sot.

Sipas këtij raporti Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) i Greqisë arriti 180,218 miliardë euro në vitin 2017.

Nga ana tjetër borxhi publik i vendit arriti 317,4 miliardë euro, ose 176,1% të PBB-së, me një rënie prej 2,5% të PBB-së në krahasim me raportimin e bërë në prill 2018. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.