Agjenci e re për titujt e pronësisë në vitin 2019

142

TIRANË, 22 tetor /ATSH/ – Vitin që vjen do të fillojë nga puna Agjencia e re e Titujve të Pronësisë, që do të fusë në rrugën e zgjidhjes problematikat mbi pronësinë e tokës.

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi u shpreh se, duhet çliruar tregu që pastaj të flasim për rritje të produktivitetit dhe rritje të ekonomisë në bujqësi.

“Besoj se vitin që vjen do të fillojë nga puna agjencia e re e titujve të pronësisë që do të integrojë brenda vetes disa agjenci dhe do të realizojë unifikimin e hartave, që është dhe shkaku kryesor pse krijohen mbivendosje dhe probleme në regjistrimin e titujve të  pronësisë”, – theksoi Peleshi.

“Ne do të hyjmë me shpejtësi në një proces që shpresoj që do të përmbushë angazhimin tonë politik për ta zgjidhur çështjen e titujve të pronësisë, të paktën në fshat, brenda këtij mandati”, – tha ministri. /e.xh/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.