“Teuta” mund “Goga Basket” dhe kap kreun, sot derbi “Partizani”-“Tirana”

TIRANË, 21 tetor/ ATSH- A. Fortuzi/- “Goga Basket” dhe “Teuta” vijojnë të jenë në krye të renditjes së basketbollit për meshkuj, pas zhvillimit të ndeshjeve të javës së tretë. Sot do të luhet derbi i kryeqytetit mes Tiranës e Partizanit.

“Teuta e “Goga Basket” zhvilluan dje në mbrëmje në “Ramazan Njala”, takim që u fitua nga “Teuta” me rezultatin 90-80. Ndeshja ishte e hapur deri në fund, me “Teutën” që gjatë gjithë ndeshjes pati një epërsi të lehtë prej 4-5 pikësh. “Goga Basket” tentoi të surprizojë “Teutën”, por pa sukses, pasi gaboi atëherë kur nuk duhej. Pas këtij takimi, të dyja ekipet ndajnë kreun me nga 5 pikë secila.

Sakaq, sot do të luhet edhe sfida e fundit e kësaj jave, derbi i kryeqytetit mes “Partizanit” dhe “Tiranës” në “Asllan Rusi”.

Basketboll – Superliga Meshkuj, java e 3-të (19 tetor)
“Vllaznia” – “Kamza Basket”, 70-75
E shtunë, 20 tetor
“Teuta” – “Goga Basket”, 90-80
E diel, 21 tetor
“Partizani” – “Tirana”, ora 19:00 (Asllan Rusi)

Renditja: Teuta 2 pikë (2/1), “Goga Basket” 5 pikë (2/1), “Partizani” 4 pikë (2/0), “Kamza Basket” 4 pikë (1/2), “Tirana” 3 pikë (1/1), “Vllaznia” 3 pikë (0/3)./e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.