Ndryshimi i ligjeve për FSK-në, Kastrati: Misioni e bënë ushtrinë, jo emri

Ndryshimi i ligjeve për FSK-në, Kastrati: Misioni e bënë ushtrinë, jo emri

Ndryshimi i ligjeve për FSK-në, Kastrati: Misioni e bënë ushtrinë, jo emri.Kuvendi i Kosovës ka votuar pakon me tre projektligje që parashohin transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri të Republikës së Kosovës.Transformimi i Forcës po bëhet vetëm me ndryshime ligjore, në mungesë të përkrahjes së Listës Serbe për ndryshime kushtetuese, prandaj me këto ligje emri i FSK-së do të mbetët i njëjtë. Njohës së kushtetutës po konsiderojnë se FSK nuk mund të quhet ushtri derisa nuk i ndërrohet emri.Ditë më parë Kuvendi i Kosovës miratoi në parim tri projektligje që Qeveria e Kosovës i ka propozuar për transformimin e FSK-së.

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E diel, 21 Tetor 2018

TIRANË, 21 tetor/ ATSH- A. Fortuzi/ – Kuvendi i Kosovës ka votuar pakon me tre projektligje që parashohin transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri të Republikës së Kosovës.

Transformimi i Forcës po bëhet vetëm me ndryshime ligjore, në mungesë të përkrahjes së Listës Serbe për ndryshime kushtetuese, prandaj me këto ligje emri i FSK-së do të mbetët i njëjtë. Njohës së kushtetutës po konsiderojnë se FSK nuk mund të quhet ushtri derisa nuk i ndërrohet emri.

Ditë më parë Kuvendi i Kosovës miratoi në parim tri projektligje që Qeveria e Kosovës i ka propozuar për transformimin e FSK-së.

Në këtë mënyrë po synohet që FSK-së t’i shtohen kapacitet dhe përgjegjësitë, por, ajo që po mbetët e njëjtë është emri.

Në këto rrethana, profesori i së drejtës kushtetuese, Mazllum Baraliu thotë se mund të bëhet vetëm avancime dhe në asnjë mënyrë ndërhyrje në emërtim.

“Avancime mund të bëjmë, të ripërshkrimit të kompetencave, por në asnjë mënyrë të emërtimit dhe funksionit primar që duhet ta ketë një ushtri nuk mund ta bëjnë me ligj sepse do të binte menjëherë ndesh me Kushtetutën dhe nuk mund të shkojnë ligje të tilla do të jenë detyruar patjetër të prishen nga Gjykata Kushtetuese”, thotë ai. Sipas Baraliut, pa ndryshimin e emrit të FSK-së, nuk mund të ketë transformim.Profesori Baraliu thotë se çështja kryesore është emërtimi, andaj sipas tij, do të duhej të kishte ndryshime kushtetuese.

Por nuk mendon njëjtë ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Kadri Kastrati.Sipas tij, emri nuk e bënë ushtri por misioni dhe detyrat.Kastrati: Ushtria e Kosovës bëhet edhe me këtë emër.  “Emri nuk e bënë ushtri, e bën misioni, nga misionit dalin detyrat, nga detyrat del armatimi. Pajisjet dhe të gjitha nevojat e tjera që i nevojiten një ushtrie. Ushtria e Kosovës bëhet edhe me këtë emri që i mbetet emri i Forcës së Sigurisë dhe me këto tre draft ligje që kanë shkuar në Parlament”, thotë ai.

Amerikanet kanë deklaruar për media se e mbështesin tranzicionin e disiplinuar dhe transparent të FSK-së në një ushtri profesionale, shumetnike dhe që është e ndërveprueshme me ushtrinë e NATO-s dhe me mandat të kufizuar të vetëmbrojtjes territoriale.

Kujtojmë se projektligjet e votuara në Kuvendin e Kosovës kanë kaluar vetëm shqyrtimin e parë dhe pritet që të procedohet edhe shqyrtimi i dytë për miratimin e tyre final para se të mund të nënshkruhen nga presidenti i vendit.

Përmes këtyre tri projektligjeve synohet që FSK të transformohet në një forcë me kapacitete shtesë, përfshi edhe përgjegjësi të mbrojtjes, por emri i mbetët i njëjtë.

Projektligji për Ministrinë e Mbrojtjes është miratuar me 101 vota, ai për Forcën e Sigurisë së Kosovës me 98 vota, kurse ai për Shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës u miratua me 96 vota.Projektligjet për FSK-më i mbështetën nga të gjitha grupet parlamentare, përveç deputetëve të Listës Serbe. Ata bojkotuan seancën ku po votohej pako me tre projektligjet për transformimin e FSK-së./e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.