FUTBOLL – Spaleti nuk humbet prej 12 vitesh sfidat ndaj “Milanit”

COMO, ITALY - JUNE 09: FC Internazionale Milano new coach Luciano Spalletti poses for a photo after signing his contract at the Suning Training Center in memory of Angelo Moratti on June 9, 2017 in Como, Italy. (Photo by Emilio Andreoli - Inter/Inter via Getty Images)

TIRANË, 19 tetor/ ATSH- A. Fortuzi/- Mbrëmja e së dielës do të dhurojë një sfidë mjaft emocionuese për sportdashësit. Në “San Siro” të Milanos, “Inter” e “Milan” do i japin jetë një prej sfidave më të shumëpritura të futbollit në Seria A.

“Inter” është duke kaluar momentin më të mirë të sezonit, pasi ka arritur disa fitore radhazi dhe ka gjetur ekuilibrin. Në të njëjtën rrugë janë dhe kuqezinjtë edhe pse ndryshe nga “Inter”, djemtë e Gatuzos ende nuk kanë sigurinë e nevojshme, por gjithsesi janë të paparashikueshëm përsa i takon rezultatit.

“Avantazhi i vetëm i “Interit”, është përgatitja fizike”, deklaroi Gatuso dje në konferencën për shtyp. “Pavarësisht kësaj ne do bëjmë më të mirën dhe do kërkojmë të marrim fitore në këtë derbi. Djemtë janë të uritur për fitore”, tha Gatuso.

Luçiano Spaleti, trajneri i “Interit” duket se është dhe “hajmalia” e zikaltërve, pasi ndaj “Milanit”, ish-tekniku i “Romës” ka 12 vite që nuk humb. Në total si trajneri Spaleti ndaj kuqezinjve ka arritur 11 fitore, 5 barazime dhe 7 humbje. Spaleti nuk humbet një ndeshje ndaj “Milanit”, që prej majit të 2006-ës, kur kuqezinjtë mposhtnin “Romën” me rezultatin 2-1./e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.