FOKUS – Zgjedhjet lokale polake test për partinë në pushtet

(PiS).

Sondazhet tregojnë se partia në pushtet do t’i fitojë këto zgjedhje.

“Nëse PiS fiton këto zgjedhje, kursi i saj autoritar mund të zgjerohet”, thotë sociologu  Janusz A Majcherek, i Universitetit të Krakovit.

PiS, që ka maxhorancë absolute në nivel kombëtar, është kritikuar ashpër në Europë për ndryshimin e sistemit gjyqësor të vendit.

Sidoqoftë, pavarësisht çështjeve në nivel europian, PiS pritet të marrë 29% të votave në këto zgjedhje, sipas institutit CBOS.

Komentatorët politikë në Poloni besojnë se PiS mund të fitojë shtatë parlamente rajonale, shumë më tepër pra nga një që zotëron aktualisht.

“Parlamentet rajonale janë të vetmit që PiS nuk i ka ende nën kontroll”, shton Majcherek.

Opozita e çorientuar polake, kritikët e së cilës thonë se nuk ka një rrugë të qartë programatike, mund ta përballë me shumë vështirësi partinë në pushtet.

Sondazhet tregojnë se ajo mund të marrë vetëm 16% të votave. Partitë opozitare Civic Platform dhe Nowocszesna kanë hyrë së bashku në këto zgjedhje./  a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.