PALEONTOLOGJI – Gjendet fosilja 150 milionë-vjeçare e një peshku

BERLIN, 20 tetor /ATSH-DPA/ – Në Gjermani është gjetur një fosil i llojit peshku, që ngjan me piranjën dhe që supozohet se ka jetuar në këtë rajon para 150 milionë viteve, sipas shtypit vendas.

Sipas revistës “Current Biology”, shkencëtarët, gjatë hulumtimit në jug të Gjermanisë, zbuluan fosilin e një lloj peshku që në këtë rajon ka jetuar në kohën e dinozaurëve.

Përmes hulumtimeve është vërtetuar se ky lloj peshku ka pasur dhëmbë të mprehtë dhe ngjashmëri me piranjat./  /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.