Forca e Ligjit në territor godet në Elbasan

TIRANË, 20 tetor /ATSH- I. Vata/ – Forca e Ligjit, finalizohet me sukses operacioni e policisë së koduar “Mengel” ku ka goditur një rast të trafikimit të minave me telekomandë në qytetin e Elbasanit.

Policia e Shtetit ka goditet në Elbasan një rast i trafikimit të minave me telekomandë dhe nga kontrollet e ushtruara ka mundur të sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 4 (kater) copë mina shpërthim në distancë si dhe ka  arrestuar në në flagrancë poseduesi e minave.

Policia e Shtetit në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e personave që tentojnë të trafikojnë armë zjarri e lëndë plasëse, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, të mbështetur nga Sektori i Shërbimeve Policore të Specializuara pranë D.V.P Elbasan, kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:P. K, 28 vjeç, banues në Tiranë.

Po ashtu Policia nga kontrolli i ushtruar nga shërbimet policore, shtetasit P. K, në ambientet e një lokali në fshatin Mengel, Njësia Administrative Labinot-Fushë, iu gjetën 4 copë mina me shpërthim në distancë, të pajisura me aparat telefoni celular me bateri, fije përcjellëse dhe magnet të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Vijon operacioni për identifikimin e shtetasve të cilëve ky shtetas do t’ua shiste. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.