Fier, transformim spektakolar i “zemrës” së qytetit

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/2221000924887506/?t=1

TIRANË, 20 tetor /ATSH/ – Qendra e Fierit po transformohet me shpejtësi duke u kthyer në një kartvizitë të qytetit të rilindur mbi shtratin e lumit Gjanicë.  Kryeministri Edi Rama inspektoi punimet për prishjen e ndërtesave të paligjshme dhe pastrimin e lumit Gjanica në Fier.

“Nga videoja 3D e shfaqur këtu përpara disa muajsh, tanimë ka nisur puna në kantierin e një transformimi spektakolar të zemrës së qytetit, e cila do të jetë kartëvizita e Fierit të rilindur mbi shtratin e sëmundjes së rëndë të rrëmujës e ndotjes urbane”, thotë kryeministri Rama.

Një prej inspektorëve që punonin në këtë kantier i tha kryeministrit se tani Fieri do të marrë pamjen që i takon. Inspektori i theksoi se po punohet me tre turne për të përfunduar këtë vepër.

Kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi tha se në këtë zonë do të ndërtohet një urë moderne dhe një parking nëntokësor me 100 vendparkime.

Kryeministri Rama theksoi se nga vatër infeksionesh dhe papastërtish, kjo zonë do të kthehet në zemrën e qytetit të “Fierit që duam”.

“Unë kam bërë projektin në 3D dhe se tashme ju ngelet në dorë juve ta vini në zbatim këtë vepër”, përfundoi kryeministri.o/l/.j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.