Durrës/ Qendra Sociale për të miturit në konflikt me ligjin

TIRANË, 20 tetor /ATSH- I. Vata/ –  Bashkia e Durrësit dhe Ministria e Drejtësisë kanë nënshkruar sot një marrëveshje bashkëpunimi për marrë masa për shmangien e të miturve nga ndjekja penale.

Bashkia e Durrësit dhe Ministria e Drejtësisë kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi “Për sigurimin e kuadrit infrastrukturor dhe institucional për zbatimin e masave alternative të shmangies nga ndjekja penale për të miturit në konflikt me ligjin”.

“Kjo marrëveshje u nënshkrua  sot nga zv/kryetari i bashkisë së Durrësit Florian Tahiri dhe zv/ministri i drejtësisë Toni Gogu në Qendrën Komunitare në Nishtulla”, shprehet bashkia Durrës.

Tahmë të miturit në konflikt me ligjin, banorë të Bashkisë Durrës, mund të trajtohen në këtë Qendër apo qendra të tjera sociale, që bashkia administron.

Pushteti vendor është aktor kyç në garantimin e funksionimit të shërbimeve në nivel komuniteti dhe Bashkia Durrës ka përkushtimin maksimal për mbështetjen e grupeve në nevojë me programe të përshtatshme./a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.