Çeku i bebes/ 30 mijë familje përfitojnë rreth 20 milionë dollarë

TIRANË, 20 tetor /ATSH/- Projekt buxheti i vitit 2019, parashikon mbështetje kryesore për disa politika sociale të rëndësishme.

Për herë të parë vitin që vjen do të hyjë në zbatim çeku i bebes.

Pr/buxhetin e vitit të ardhshëm e ka vënë theksin tek bonusi që marrin familjet për lindjen e fëmijëve duke shumëfishuar bonuset për lindjet, deri në 120 mijë lekë të reja.

Janë 30 mijë familje do të përfitojnë për rreth 20 milionë dollarë. Pak a shumë ky është parashikimi për familjet. 8 fish për të parin, 16 fish i dyti dhe 24 për të tretin.

Aktualisht ky bonus është 5 mijë lek, por duke filluar nga viti 2019  kjo shumë do të 8-fishohet për fëmijën e parë, duke e bërë 40 mijë lekë të reja, ndërsa për fëmijën e dytë ky bonus do të jetë 80 mijë lekë të reja, ndërsa për fëmijën e tretë do të jetë 120 mijë lekë të reja.

Ky bonus do jetë në rang kombëtar dhe do t’i shkojë në kohë reale familjes.

/e.xh/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.