Basha përshëndet votimin në Maqedoni: Hap që mundëson anëtarësimin në NATO

TIRANË, 20 tetor/ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, përshëndeti sot  vendimin e Parlamentit të Maqedonisë, që i hap rrugën ndryshimeve kushtetuese që mundësojnë anëtarësimin e saj në NATO.

Basha vlerësoi se “ky proces do të na bashkojë edhe si aleatë rreth vlerave të përbashkëta euroatlantike”.

“Mbrëmë parlamenti i Maqedonisë i hapi rrugën ndryshimeve kushtetuese që mundësojnë anëtarësimin e saj në NATO. Përzemërsisht përshëndes këtë hap dhe ndryshimet e pritshme kushtetuese, proces që do të na bashkojë edhe si aleatë rreth vlerave të përbashkëta euroatlantike”, u shpreh Basha.

Parlamenti maqedonas votoi mbrëmjen e djeshme në favor të ndryshimit të emrit të vendit, duke ndërmarrë një procedurë për ndryshimin e kushtetutës./m.m/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.