Stina koncertore, Orkestra Simfonike e RTSH-së vazhdon traditën shumëvjeçare

TIRANË, 19 tetor/ATSH/ Stina Koncertore e Orkestrës Simfonike të RTSH-së, si një traditë shumëvjeçare e kultivimit të vlerave të muzikës klasike, hap siparin në këtë sezon të ri sot në mbrëmje tek Katedralja Orthodhokse në Tiranë,

Një mbrëmje unike nën tingujt e violinës, me prezencën e talentit me famë ndërkombëtare Jonian Kadesha dhe të ftuarës speciale violonçelistja e njohur britanike, Vashti Hunter.

I konsideruar si një ndër muzikantët më të talentuar dhe të gjithanshëm të brezit të tij, i lavdëruar për individualitetin, intensitetin dhe qasjen e tij të re artistike, fitues i shumë konkurseve ndërkombëtare të Muzikës së Dhomës dhe Solo, Jonian Kadesha solli sëbashku me trupën e Orkestrës së RTSH-së një mbrëmje emocionesh unike.

Nën drejtimin e dirigjent-mjeshtër, Jonathan Bloxham dhe Drejtorit Artistik, Aristidh Prosi ky koncert i magjishëm u shoqërua me një program të larmishëm artistik me autorë më në zë si: Franz List, Henryk Wieniawsky, Pyotr Ilyich Tchaikovsky, Thoma Gaqi, Johann Sebastian Bach, Iannis Xenakis, Maurice Ravel, Georges Enescu.

Për herë të parë në Shqipëri në këtë mbrëmje të Stinës Koncertore ishe edhe violonçelistja e njohur britanike, Vashti Hunter, e nderuar me çmimin ‘Prague Spring’ në Konkursin Ndërkombëtar të Violonçelit, fituese e titullit “Laureate” dhe shumë çmimeve të tjera ndërkombëtare. /m.z/e.caushi/

 

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.