Rumenige dhe Hënes kritika shtypit gjerman

TIRANË, 18 tetor /ATSH/ – Krerët e klubit gjerman të “Bajern” Mynih, Rumenige dhe Hënes kritikuan mediet në Gjermani. Ata deklaruan se nuk do t’i tolerojnë më sulmet ndaj lojtarëve të skuadrës së tyre. “Bajern” i Mynihut është në vështirësi në këtë fillimsezoni. Janë 4 takimet pa fitore dhe situata është bërë alarmante. Rumenige dhe Hënes dolën në një konferencë për shtyp.

”Jemi mbledhur ditën e hënë pas ndeshjes kundër Holandës dhe vendosëm që nuk do ta pranonim më këtë stil pune. Ose me saktë këtë sulm ndaj lojtarëve të veçantë. Këto ditë kemi lexuar shumë gjëra, por asgjë në lidhje me performancën. Si mund të kritikohet një si Nojer, apo Boateng dhe Humels? Këta djem, së bashku me Riberi e Roben kanë një kontribut të jashtëzakonshëm në dekadën e fundit për klubin tonë”, – u shpreh Rumenige.

“Kemi 6 vjet që festojmë dhe kemi fituar çdo gjë të mundshme, madje edhe Gjermania ka fituar Botërorin në 2014-tën. Shumë lojtarë ishin të ekipit tonë. Edhe ne jemi të pakënaqur nga rezultatet por nuk po sillemi keq me futbollistët. Do ti mbrojmë ata edhe ligjërisht. Nuk duam lëvdata nga media por duam mbulim serioz dhe fakte. Ne kemi kanalet tona dhe do t’i bëjmë gjërat si duhet këtej e tutje”, – përfundoi Rumenige. o/l/./a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.