Rama: Teatri i ri do të ndërtohet

TIRANË, 19 tetor/ATSH/- “Teatri i ri Kombëtar do të ndërtohet”, deklaroi sot Kryeministri Edi Rama në emisionin “Zonë e lirë” të gazetarit Arian Çani.

“Unë kam pyetur shumë vite më përpara arkitektë të drejtimeve të ndryshme dhe ekspertë të fushës së trashëgimisë dhe nuk kam dëgjuar një nga ata seriozët, jo nga këta që bëjnë sikur janë, që kjo godinë duhet ruajtur e duhet mbajtur si monument i rëndësishëm, se nuk ka pikën e rëndësisë, zero”, nënvizoi Rama.

Në mes të Tiranës, vijoi Rama, të mbash një godinë që është e marrë fund e ta quash Teatër Kombëtar, një godinë që e ka skenën 8 metër, nuk ka në asnjë vend.

“Ajo godinë nuk ka asnjë vlerë të ristrukturohet, sepse nuk përmbush asnjë kusht për të qenë Teatër Kombëtar. Nuk përmbush as për të qenë teatër province”, tha Rama duke shtuar se dy skenat e “ArTurbinës” njëra është 18 metër, tjetra 24 metër./k.s//e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.