LONDËR – Hunt kërkon unitet përballë negociatave për Brexit

LONDËR, 19 tetor /ATSH-ANSA/ – Duhet të qëndrojmë të bashkuar rreth kryeministres, Theresa May në tryezën e negociatave për Brexit dhe të marrim përparësi në negociatat për daljen nga Bashkimi Europian, që janë në fazën përfundimtare dhe vendimtare, deklaroi sot ministri i Jashtëm britanik, Jeremy Hunt për kolegët e tij të qeverisë dhe për të gjithë anëtarët e Partisë Konservatore.

“Tani është e nevojshme për të maksimizuar levat tona negociuese me Brukselin. Ndarjet e brendshme nuk na ndihmojnë’’, tha Hunt për BBC pas samitit të BE.

Deklarata e Jeremy Hunt, i konsideruar gjatë javëve të fundit si një nga kandidatët e mundshëm për të zëvendësuar Mayn, ka habitur jo pak zyrtarë të lartë.

Ministri britanik për Çështjet Skoceze, David Mundell e ka konsideruar deklaratën e Hunt si “të paqartë”./  /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.