Gjykata e Strasburgut lejon qeveritë të kufizojnë aktivitetin e basteve

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/1945969402154774/

TIRANË, 19 tetor/ATSH/ – Kryeministri Edi Rama shprehu vendosmërinë për të mbyllur më 1 janar të gjitha pikat e basteve dhe ato online, duke cituar për këtë vendosmëri edhe Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut.

“Edhe Gjykata e Strasburgut, që nuk fal milimetrin kur vjen puna tek të drejtat e njeriut, thotë që qeveritë kanë të drejtën të kufizojnë me masa këtë lloj aktiviteti, pasi cënon interesat publike dhe madje edhe sigurinë kombëtare”, – theksoi Kryeministri Rama.

Ai vuri në dukje se aktualisht “jemi në fazën e mbylljes përfundimtare në të ardhmen, nëse do krijohet mundësia e një regjimi të ri online është tjetër gjë”, – theksoi Rama.

“E kam pasur bindje që më parë mbylljen e basteve. Ka një fjalë që thotë ‘kur dikush të akuzon për diçka që s’e ke bërë, ose e ka bërë vetë, ose do e kishte bërë në vendin tënd’. Kur ne çuam ligjin në Parlament për të ndaluar kazinotë elektronike, ne nuk arritëm ta kalonim, sepse nuk patëm numrat”, – theksoi Rama. /e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.